Gashi bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 14:41 | Nga

Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë,

Gashi tha se nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit. Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinj dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumë shekullore të popullit tone. Lavdi Dëshmorëve! u shpreh Gashi.

Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme