Gashi: Incizimet brenda burgut janë të prera

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 15:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi në një konferencë për media ka paraqitur deklaratat e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxhës, e cila kishte deklaruar se gjatë obduksioni të trupit të Astrit Deharit ishin të pranishëm edhe përfaqësueses të Eulex-it, duke i quajtur si të pavërteta dhe të cilat po krijojnë konfuzion.

Ndërsa lidhur me incizimet brenda burgut të cilat janë dalë në opinion tha se janë të prera.

“Ministrja Hoxha në emisionin Rubikon në KTV, ku ajo tha se gjatë obduksionit kanë marrë pjesë tre përfaqësues të Eulexi-it. Kjo s’është e vërtetë sepse unë kam qenë vetë prezent dhe nuk kanë qenë tre persona nga Eulex-i por vetëm një zonjë dhe ka qenë joaktive. Videot e burgut të cilat janë publikuar nga mediet e caktuara para se t’i ketë vetë prokuroria shihet qartë se është bërë prerja e incizimeve”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi shfaqi edhe videon ku ministrja Hoxha, sipas tij ka injoruar peticionin e 24 mijë qytetarëve i cili i është dorëzuar në kuvendin e Kosovës.

“Për peticionin e 24 mijë qytetarëve i cili ishte iniciuar nga shoqëria civile është injoruar nga ministrja Hoxha. Kjo plotësisht është jo ligjore,ajo nëse ndjen përgjegjësi penale është dashur të jap dorëheqje paraprakisht dhe jo të konsultohet me ministra të vendeve të tjera të Bashkimi Evropian. Ajo ka bashkëpunuar e ngushtë me ministrin e lëmisë së njëjtë në Slloveni”, ka shtuar Gashi.

Gjatë kësaj periudhe është bërë edhe analiza e ADN-së ku janë marrur shenjat e gjakut të Astritit në rrobat të cilat janë gjetur në çeli.

Sipas Gashit vetëm një xhemper i cili nuk ka pasur një shenja gjaku dhe një palë çorape.

“Në raportin e analizës së ADN-së i marrur nga rrobat të cilat janë gjetur në qelinë e Astrit vetëm një xhemper dhe një palë çorape nuk janë gjetur me gjak. Ajo çka është e çuditshme brenda kësaj del se ai xhemper edhe nuk përputhet me ADN-në e përgjithshme të Deharit”, ka deklaruar Tomë Gashi.

Ai tha se edhe ministrja Hoxha, e di që arrestimi i aktivistëve të LVV është politik.

“Ministra deklaron se si do të mbroheshin aktivistët e LVV, sipas saj ka pasur ndikime politike. Në një mënyrë ajo vet e pranoi sepse këta aktivist të LVV janë burgosur politikisht. Sipas saj LVV paska deklaruar që ata do të mbrohen në heshtje”,ka thënë Gashi.

Për deklaratat e ish prokurorit të rastit Sylë Hoxha në prokurorin e Prizrenit, Gashi ka thënë prokurori Hoxha e ka mbyllur rastin, por jo edhe dokumentet.

“Hoxha juridikisht dhe logjikisht e ka përmbyllur rastin por ai kurrë nuk e ka bërë një të tillë. Ai është ngutur duke thënë se Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje por dokumentet tregojnë që Sylë Hoxha e ka demantuar vetveten”, ka deklaruar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi bëri të ditur që familjarët janë duke shikuar mundësinë për të bërë autopsinë e Deharit edhe në institutet e mjekësisë ligjore në disa vende të BE-së.

15877696_10211911865221637_6925144_o

Të ngjashme