Gashi: Jemi të përkushtuar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 13:47 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), Kujtim Gashi tha se që nga fillimi i marrjes së mandatit ka qenë i përkushtuar për të përmbushur obligimet strategjike për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, raporton Ekonomia Online.

“Në këtë kuadër ne si ministri me mekanizmat tonë institucional kemi adresuar çështjen e vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve përmes organizimit të aktiviteteve me aktivitetet e përbashkëta me shoqërinë civile dhe organizata të ndryshme për t’i vetëdijesuar të rinjtë tanë për rreziqet dhe pasojat që mund të kenë nga ekspozimi i fenomeneve në fjalë”, tha ai.

Këto komente ai i bërë në konferencën njëditore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.

Kjo konferencë realizohet me rastin e fillimit të Javës për internet të sigurt me moton “Krijo, lidhu dhe trego respekt: një internet më i mirë fillon me ty”, që do të shënohet nga data 2-9 shkurt 2018, në kuadër të Ditës Botërore për internet të sigurt.

Të ngjashme