Gashi: Kosova ka shumë monumente arkeologjike, duam t’i kthejmë në pika turistike

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 13:53 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë, dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Kalanë e Vuçakut në Drenas, e cila daton nga shekujt IV dhe VI, në kohën e perandorit Justinian.

Gashi tha se duke parë intenzitetin e madh të punës në këtë kala, do të shqyrtojnë mundësitë për të ndarë mjete financiare shtesë, në mënyrë që procesi i gërmimeve të zhvillohet sipas planit, raporton Ekonomia Online.

“Duke pasur parasysh që dinamika e procesit këtu ecë me intensitet jashtëzakonisht të madh, ne do të shqyrtojmë mundësitë që me ridestinim të buxhetit të ndajmë fonde shtesë, në mënyrë që këtu të zhvillohet procesi në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Gashi.

Gashi u shpreh se ministria do të jetë e përkushtuar në maksimum që të mbështesë të gjitha projektet që sjellin rezultate dhe suksese, dhe një nga to, sipas tij, është edhe procesi i gërmimeve në Kalanë e Vucakut.

“Ministria do të jetë qind për qind në gatishmëri edhe për ta ndihmuar financiarisht këtë projekt, por edhe nëse ka nevojë për mjete shtesë, sepse ne e kemi pasur një planifikim sipas dinamikës këtë vit”.

“Poashtu, jemi të interesuar që të gjitha këto pika arkeologjike t’i kthejmë në pika turistike, sepse Kosova ka mjaft monumente dhe vendbanime arkeologjike”, tha ai.

Profesori i Arkeologjisë, Shafi Gashi, tha se me rritjen e buxhetit nga MKRS-ja, janë duke bërë maksimunin që kjo kala të jetë e gatshme për vizitorët.

“Ky projekt ka filluar vitin e kaluar, ne kemi bërë një punë të vogël vitin e kaluar dhe sivjet me përkrahjen e ministrisë së Kulturës kemi një buxhet shumë të fuqishëm dhe jemi duke bërë maksimumin që ky moment mjaft i veçantë i trashëgimisë kulturore të kthehet në monument të turizmit kulturor sepse është një pozitë mjaft e veçantë për çdo të interesuar”, tha Gashi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme