Gashi mori pjesë në konferencën e organizatës OECD në Paris

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 15:02 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka udhëtuar për në Francë, ku ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me temë: “No Money for Terror”.

Qëllimi i kësaj konference është luftimi i financimit të terrorizmit, konkretisht të grupeve të Shtetit Islamik dhe al-Qaida.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësuesit e rreth tetëdhjetë shteteve të botës, në mesin e të cilave ishte edhe Republika e Kosovës.

Pjesëmarrësit u zotuan se do të forcojnë përpjekjet e tyrenë zvogëlimin e rrezikut nga terrorizmi.
Me këtë rast, ata u pajtuan që të ndajnë mes vete informatat nga shërbimet e tyre inteligjente, të bashkëpunojnë në forcimin e sundimit të ligjit, të bashkëpunimit mes bizneseve financiare, si dhe industrisë së teknologjisë.

Gjithashtu, në këtë konferencë pjesëmarrësit u dakorduanqë të hetojnë fondet e dedikuara për organizatat jo-qeveritare dhe shoqatave bamirëse.

Në kuadër të kësaj konference, ministri Gashi ka zhvilluar disa takime bilaterale me përfaqësues të shteteve anëtare të INTERPOL-it siç janë: Gjermania,Singapori, Jemeni, India dhe të tjera.

Ministri Gashi shfrytëzoi mundësinë edhe të lobimit për anëtarësim në INTERPOL, duke vlerësuar se përkrahja e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë është ekuivalente me një lufte më efikase kundër terrorizmit.

Ai tha se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare ofron mundësi të mëdha të bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme