Gashi në mbledhjen e Qeverisë flet për punëtorët e rezidencës “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 15:14 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, në mbledhjen e Qeverisë foli për punëtorët e rezidencës së Ish-presidentit, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se të 12 persona që punojnë aty, këtë punë e kanë kryer edhe më herët.

“12 punëtorët e angazhuar në rezidencën Ibrahim Rugova i kemi gjetë dhe ashtu janë duke u paguar”.

“Do të koordinohemi me ministrinë e Financave nëse merret vendimi për rritjen e numrit të punëtorëve dhe nëse ndodh kjo të gjithë punëtorët do të i nënshtrohen konkursit për aplikim”, tha Gashi.

Të ngjashme