Gashi: Në “Pronto 2” ka vepra penale, por është aferë e lezetshme

Prishtinë | 27 Gus 2016 | 10:22 | Nga

Avokati i Azem Sylës, i cili është një nga protagonistët e “Pronto 2”, Tomë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se po të ishte kryeprokuror do të thoshte se ka vepër penale.

“Nëse do të isha kryeprokuror do të thoja se ka vepër penale. Këtë e them si profesionist sepse kam punuar në prokurori 5 vjet”, ka thënë Gashi, që megjithatë mendon se kjo afër është e lezetshme.

Ai kat thënë se atë që ka folur Azem Syla me Adem Grabovcin e din dhe nuk e sheh si shumë të madhe, por që është keqpërdorim.

“Unë e di që Azem Syla ka folur me Adem Grabovcin, nuk shoh që ka diçka të madhe, është keqpërdorim. Është më shumë çështje morale, nuk e di nëse kalon pragun të jetë vepër penale”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se ka edhe persona tjerë që do të dëgjohen në përgjime, por pjesa kryesore është publikuar tashmë. E krejt kjo, sipas Gashit, lidhet me Gjykatën Speciale.

“Kjo kohë është përzgjedhur për të prishur imazhin e dikujt, por këto po lidhen me Gjykatën Speciale, kur arrestimi më pas do të jetë më i lehtë se e kanë imazhin e prishur”, ka përfunduar Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme