Gashi ngushëllon familjet nga Millosheva që humbën fëmijët në gropën me ujë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ngushëlluar familjet Tërbunja dhe Salihu nga Millosheva që humbën dy fëmijët e tyre sot në një gropë të mbushur me ujë në këtë fshat.

“I tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në fshatin Milloshevë, ku dy fëmijë të moshës 9 dhe 11 vjeçare, kanë humbur jetën pasi të njëjtit kishin hyrë në liqenin artificial dhe nga aty nuk kanë mundur të dalin”, është shprehur Gashi.

“Në emrin tim dhe gjithë komunës së Obiliqit, shprehi ngushëllimet me të sinqerta për familjen Tërbunja dhe Salihu dhe gjithë qytetarëve të Obiliqit për këtë ngjarje të rëndë!”.

I tronditur thellë me ngjarjen që ndodhi në fshatin Milloshevë, ku dy fëmijë të moshës 9 dhe 11 vjeçare, kanë humbur…

Gepostet von Xhafer Gashi am Dienstag, 16. Juni 2020


Të ngjashme