Gashi: Për mua s’është kishë ortodokse pasi nuk është shuguruar, e çuditshme qysh liderët kosovarë nuk e kanë rrënuar që 22 vjet

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Tomë Gashi ka thënë që objekti ku u mbajt liturgji dje nga serbët duhet të rrënohet pasi që pos që nuk është kishë, ai po ashtu paraqet imponim nga shovinizmi serb, njofton Klan Kosova.

“Fillimisht duhet që ne ta definojmë  se a është kishë ne kishë apo nuk është. Në prizmin ky është vetëm një objekt dhe nuk ka kurrfarë karakteri të kishës ortodokse serbe”, ka thënë Gashi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Mendoj që ndërtimi i kësaj godine që serbët e quajnë kishë dhe që ne nuk duhet ta pranojmë si të tillë sepse ndërtimi i tij ka fillu në vitin 1992 dhe Kosova ka qenë krejtësisht e okupuar nën regjimin e Millosheviqit kështu që kemi edhe deklarime të udhëheqësve të atëhershëm të presidenti historik Ibrahim Rugova i cili edhe atëkohë pati deklaruar që edhe nëse çlirohemi, edhe nëse Kosova bëhet shtet, ky objekt nuk do të trajtohet si objekt fetar dhe kështu mendoj se duhet të veprojmë”.

Gashi është shprehur i habitur se qysh liderët kosovarë për 22 vjet nuk kanë ndërmarrë veprime për rrënimin e këtij objekti problematik.

“Është paska e çuditshme pse udhëheqësit e Kosovës për më tepër se 22 vite, saktësisht nesër bëhen 22 vite, nga 12 qershori i vitit 1999 e deri në ditën e sotme nuk kanë bërë asgjë që këtë objekt ta rrënojnë sepse kështu do të duhej të veprohej në objekte të tilla të cilat kanë qenë të ndërtuara të imponuara nga shovinizmi serb dhe ideja e tyre ka qenë që ta okupojnë Kosovën edhe një herë, qendrën e Prishtinës, kampusin e Universiteti të Prishtinës me ndërtimin e një objekti që ata e kanë quajtur kishë, dhe ky objekt nuk ke ka as në konotacionin fetar emrin kishë sepse nuk është shuguruar”.

Të ngjashme