Gashi: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, por në qendër të Prishtinës

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi ka deklaruar se stadiumi nacional i Kosovës do të ndërtohet në qendër të Prishtinës.

Gashi ka thënë se edhe Bërnica edhe Drenasi janë lokacione jo të përshtatshme për ndërtimin e stadiumit të Kosovës.

Ai ka thënë se edhe në Gjermani ka ara me shumicë, por sipas tij ata të gjitha stadiumet i kanë në qytete.

“Kushte nuk ka as në Bërnicë as në Drenas. Kushte ka vetëm në qendër të Prishtinës…Por tash populli i kanë dhënë mandatin Albinit dhe Isës dhe ata le ta ndërtojnë ku të duan”, tha Gashi, transmeton gazetametro.

Gashi ka thënë se debati për stadiumin është i hershëm por sipas tij është dashur të konsultohen para se gjithash tifozët e Kosovës për lokacionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme