Gashi: Sulmi ndaj avokatit i ngjashëm me sulm ndaj një gjyqtari apo prokurori

Prishtinë | 13 Mar 2017 | 18:49 | Nga

Avokati Tomë Gashi ka thënë se plagosja e kolegut të tij Azem Vllasit, është një rast i rëndë madje e ka cilësuar të ngjashëm sikurse të sulmohej një gjyqtar apo prokuror.

Këto deklarime Tomë Gashi i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se puna të cilën e bën një avokat është tejet e rrezikshme pasi nuk kanë ndonjë zyrtarë që pakujdeset për sigurinë e tyre.

“Ai ka mund edhe të goditet edhe të sulmohet. Kjo është tepër e rëndë, mirë që nuk ishte me fatalitet. Si do që të jetë, sulmi i bërë ndaj tij, tentimi apo sulmi ndaj një avokati është i njëjtë si i një vrasjes së një prokurori”, ka thënë Gashi.

Gashi ka theksuar se rasti i sulmit të avokatit është 100% i njëjtë sikur të sulmohej gjyqtari apo prokurori.

”Ai është tentuar të vritet për shkak të punëve politike e jo për shkak të punës së tij. Policia e Kosovës ka punë të mëdha sigurisht që pas identifikimit të emrave të personave”, tha Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme