Gashi takon Minxhozin, vlerësohen të suksesshme patrullimet e përbashkëta policore

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 12:15 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas një komunikate nga MPB-ja, në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për bashkëpunimin e ngushtë që kanë dy shtetet në ngritjen e cilësisë se jetesës për qytetarët, transmeton Ekonomia Online.

Në këtë takim, thuhet në komunikatë, u bisedua për kontrollin e përbashkët të pikave kufitare, ku u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm i patrullimeve të përbashkëta, sidomos gjatë sezonit veror, kur shtohet fluksi i lëvizjes së qytetarëve.

Theks i veçantë në këtë takim iu vu investimeve që janë bërë në rrugën që dërgon e pikën e kalimit të kufirit në Shishtaveq në komunën e Dragashit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se do të shikohen mundësitë për ndërkombëtarizimin e kësaj pike të kalimit kufitar, e cila do të ndihmonte në shkarkimin e fluksit në kufi, sidomos gjatë sezonit veror.

Të ngjashme