Gashi: Tashmë nuk ekzistojnë fare probleme etnike

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 15:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marr pjesë në shënimin e Ditës së Rinisë të organizuar nga “World Vision”.

Në këtë organizim rreth 200 të rinj nga qytetet e ndryshme të Kosovës patën mundësinë të diskutojnë mbi punësimin, sipërmarrjen dhe se si i shohin ata problematikat në komunitetet ku jetojnë.

Gjatë këtij aktiviteti të rinjtë shpalosën idetë, dëshirat dhe aftësitë që kanë fituar për të festuar arritjet, po ashtu edhe sfidat në të cilat kanë hasur, raporton EkonomiaOnline.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se ministria që ai e drejton është e fokusuar të rinjtë t’i specializojë dhe t’i ndihmojë në çështjen e punësimit.

Ai tha se do të mbështesë çdo projekt, i cili është në dobi të rinjve kosovarë dhe se përkrah çdo aktivitet që mbahet për të rinjtë.

“Si ministri drejtpërdrejt nuk e mbulojmë çështjen e punësimit, por duke pasur parasysh se të rinjtë e Kosovës i takojnë moshës së re dhe rinisë, në programin tonë kemi pa një objektivë të veçantë, që ka të bëj me aftësimin dhe përgatitje për tregun e punës”, tha Gashi.

“Javën e kaluar kemi certifikuar rreth 250 të rinj që kanë marrë pjesë në këtë projekt”, tha Gashi.

“Viti 2019 do të jetë viti i të rinjve sepse kështu e kam paraparë në strategjinë e re. Për herë të parë do të kemi fond rinor që do të ketë një milion euro. I pari i këtij lloji në regjion që ka të bëjë për mbështetjen e të rinjve që kanë të bëjnë me ndërmarrësi dhe punësim”, tha ai.

“Të rinjtë tanë do të jenë të gatshëm të jenë pjesë e këtij projekti dhe do ta bëjmë Kosovën me këtë frymë të re, me djem dhe vajza të reja, që kanë ide dhe propozime brilante, që jam fascinuar nga gjitha takimet dhe bashkëbisedimet që kam në secilin aktivitet dhe besoj se në vitin 2019 do ta ndryshojmë këtë në tërësi“, tha Gashi.

“Në Kosovë kanë qenë problem çështjet etnike dhe komunitetet që kanë jetuar, dhe jam i bindur që viteve të fundit tashmë nuk ekziston fare.”

Gashi tha se problemi më i madh i rinisë ka qenë punësimi, përdorimi i narkotikëve dhe ekstremizmi i dhunshëm.

“Problem global është ekstremizmi i dhunshëm, ky problem ka ataku edhe shtetin tonë dhe të rinjtë tanë”, tha ai.

Drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boqe Elmazi tha se do të zgjerojnë programet e tyre, raporton EO.

“Ëorld Vision është gjithmonë aty ku është nevoja, dhe ne jemi organizatë që në zemrën tonë kemi fëmijët, por në mënyrë që të arrihet mirëqenia e tyre duhet të funksionoj mirë çdo pjesë tjetër e   shoqërisë. Nuk mund të harrosh, familjen, institucionet,  kështu që ne do zgjerojmë programet tona sepse ka nevojë të punojmë me të rinj në Shqipëri, Kosovë, në Bonje dhe vende tjera”, tha Boqe.

“Nëse ne nuk kemi bashkëpunim me ministri, institucione dhe organizata tjera që kanë mision fuqizimin e të rinjve është e pamundur për vetëm një institucion, vetëm ta shtroj programin e vet, të ketë efekt apo impaktin e vet”, tha ajo.

Zëvendës sekretar i përgjithshëm i RYCO, Fatos Mustafa tregoi për punën e RYCO dhe ndihmën që u bëhet të rinjve.

Të ngjashme