Gashi themelon Iniciativën Qytetare për Obiliqin, thotë se do të jetë adresë e hapur për të gjithë qytetarët

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Iniciativa Qytetare për Obiliqin sot ka mbajtur takimin e Këshillit Inicues, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se “Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të rinj profesionistësh të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit”.

Shkrimi i plotë:

“Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Inicues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 anëtarëve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodh edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj iniciative që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin.

Në fjalën time falënderova pjesëmarrësit që madhështuan këtë takim, ku nga sot me votën e tyre me unanimitet të plotë Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të rinj profesionistësh të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit.

Na priftë e mbara”.

Të ngjashme