Gashi thotë se për 1293 ditë u fsheh vrasja e Astrit Deharit, kërkon përshpejtim të hetimeve

Prishtinë | 21 Maj 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka thënë se për 1293 ditë është fshehur vrasja e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Deharit.

Gashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kanë kaluar 201 kur PSRK-ja nuk ka marrë kompetenca për rastin e Deharit.

Ai ka kërkuar që të përshoejtohen hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehën vrasjen për 1293 ditë.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar 1293 ditë ( 3 vite e 6 muaj dhe 16 ditë) nga vrasja e aktivistit të Lëvizjës VETËVENDOSJE!, dhe më shumë se 201 ditë prej kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)ka marrë në kompetenc rastin e vrasjës së Astrit Deharit.

PSRK duhet të përshpejtoj hetimet dhe të identifikojë vrasësit, shtytësit në vrasje dhe ata të cilët e fshehen vrasjen për 1293 ditë!

Fotografia e Tomë V. Gashi
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme