Gashi thotë se po përkrahin aktivitetet e të rinjve me mbi 1 milion euro

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 14:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi tha se ministria që ai drejton po përkrah aktivitetet e të rinjve me mbi 1 milion euro, raporton Ekonomia Online.

“Ajo që ishte e veçantë është se ne kemi filluar ndryshimin e ligjit për pjesëmarrjen e rinisë. Jam i vetëdijshëm që mosha e kufizuar deri në 24 është e ulët sepse edhe ata 28, 29 i takojnë moshës rinore”.

“Te pjesa e krijimit të fondeve, tashmë është realitet. MKRS-ja tashmë e ka një fond të ri me 1 milion e 100 mijë euro i cili mbështet aktivitetet e të rinjve”.

Gashi në përfundim të Projektit “Aktivizim qytetar përmes aktivizimit rinor”, financuar nga MKRS-ja, shtoi se për herë të parë puna vullnetare po bëhet pjesë dokumenteve dhe njihet si përvojë e punës.

“Të rinjtë e kanë një partner i cili do t’i mbështet dhe ai është Kuvendi i të Rinjve të Kosovës. Për herë të parë ne kemi filluar edhe pjesën e platformës për vullnetarë”.

“Për herë të parë vullnetarët bëhen pjesë e dokumenteve dhe njihet si përvojë pune pasi problem në Kosovë ka qenë kjo pjesa e përvojës. Është me rëndësi për mua që të mos kemi të rijnë e të reja pasivë në Kosovë”.

Sekretari i Kuvendit të të rinjve të Kosovës, Ndriqim Qekaj, tha se ky projekt është realizuar në shtatë regjione të vendit.

“Ky projekt është bë në 7 regjione, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, mirëpo janë përfshirë edhe komuna të tjera përreth. Në aktivitet numri i pjesëmarrësve ka arritur në 315”.

Valmir Ilazi, anëtar paraqiti një platformë e cila do krijohet për të rinjtë, raporton EO.

“Gjendja kërkon që të krijohet një platformë për të rinjtë. Platforma ka qenë e paraparë të jetë në çdo komunë por me bazë në MKRS”.

Në fund u ndanë certifikata për vullnetarët e përfshirë në këtë aktivitet.

Të ngjashme