Gashi tregon se janë pezulluar të gjitha procedurat për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh

Prishtinë | 08 Mar 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Zv. ministri i Financave, Fatmir Gashi, ka njoftuar se është vendosur zyrtarisht pezullimi i të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh.

Ai tha se ky vendim erdhi pas takimit me Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me dhe pas kërkesës së kryeministrit Haradinaj.

Postimi i plot:

Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me ç’rast, sipas Kërkesës së Kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në Komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezullohet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme