Gashtë raste të dhunës në familje për 24 orë

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës janë raportuar në Prishtinë, Lipjan, Fushë Kosovë, Rahovec.

Prishtinë 18.11.2021 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Lipjan 19.11.2021 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull  kosovar me të cilin bashkëjeton, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fushë Kosovë 19.11.2021 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 05.11.2021 – 19:55. Me 19.11.2021 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në familjen e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rahovec 19.11.2021 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër, nusen e djalit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Rahovec, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Skenderaj 19.11.2021 – 13:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima pas intervistimit është kthyer tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme