Gastronomët e mirëpresin vendimin e Qeverisë që të shërbehet ujë nga rubineti

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 13:46 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gastronomët në Prishtinë e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë që të shërbehet kafja me ujë nga rubineti. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, i obligon bizneset për shërbimin e klientëve me ujë nga rubineti, dhe monitorimin e cilësisë së ujit të destinuar për konsum njerëzor në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, raporton Ekonomia Online.

Mentor Berisha, menaxher i kafiterisë “Metropol” në sheshin “Nënë Tereza”, ka thënë vendimi është i drejtë dhe do të respektohet. Sipas tij, historikisht është shërbyer uji nga rubineti dhe s’ka pas nevojë për një vendim të tillë.

“Është vendim i mirëseardhur për neve dhe ne ashtu kemi shërbyer ujë dhe nuk e di përse e kanë bërë kaq të madhe sepse në gjithë vendet e botës shërbehet me ujë. Nëse e shikon fluksin e madh, normal që do të ndikojë sepse rubineti nonstop duhet të qëndrojë i lëshuar, kështu që do të ndikojë por jo edhe aq shumë”, tha ai.

Ndërsa pronari i kafiterisë “Che Bar”, Labinot Ademi, ka thënë për Ekonomia Online se vendimi do të respektohet por që për synim Qeveria ka pasur që t’i bindë qytetarët se uji i pijshëm në Kosovë është i mirë.

“Uji i pijshëm mesa e di unë ka qenë në Kosovë 70 për qind, por ka qenë më shumë një dëshirë për me iu ofruar një besim për cilësi të mirë të ujit që e kemi në Kosovë, sepse me e kushtëzu biznesin nuk është”, tha ai.

“Unë shpresoj që i kanë kryer disa punë më të mëdha, më të mira dhe më efikase për neve, dhe nëse i ka mbërri ato, unë e përgëzoj këtë Qeveri. Është thjeshtë një thirrje që mos të kushtëzohet qytetari por të shërbehen me ujë. Pak është edhe zgjidhje e qytetarit”, tha ai.

Të ngjashme