Gastronomët kërkojnë nga Qeveria t’u lejohet puna pa kufizime në prag të festave

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u lejohet puna pa kufizime gjatë festave të fundvitit.

Përmes një komunikate për media, kjo Shoqatë thotë se ekzekutimi i parave nga Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk pritet të ekzekutohet deri vitin e ardhshëm.

“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për diasporën, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës, ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve etj. vitin e ardhshëm.

Ne falënderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe partitë politike të Kosovës për përkrahje, mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdoherë tjetër. Kemi nevojë të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!

Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës, po ashtu edhe për diasporën, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.

Me tri lule nuk çel pranvera! Nëse qëndron ideja të lirohen masat vetëm për 3 net të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk çel pranvera!

Edhe ekonomia njëjtë sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani!

P.S. Delevery duhet urgjentisht me u liru!

Nuk ka kuptim taksitë me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur dhe delivery është vetëm një ndihmës për gjithë ato nëna që përveç punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme