Gastronomët kundërshtojnë karantinimin e Prishtinës: Mbyllja pa subvencione falimenton bizneset

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 15:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Veton Zuka nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se futja e Prishtinës në karantinë është e palogjikshme, duke theksuar se çdo mbyllje i shkakton gastronomisë humbje të mëdha.

Zuka ka bërë të ditur se tashmë i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Financave, me rekomandimet se si duhet të mbështet ky sektor, dhe nëse nuk ndërmerret  diçka në këtë drejtim, opsioni i vetëm mbetet protesta.

“Mbyllja veç po flitet që nesër do të ndodhë, një bllokim dhe një karantinë e Prishtinës. Ne gjithqysh kemi për të reaguar për arsye se çdo mbyllje që ka ndodhur nuk ka pasur as subvencione dhe nuk është plotësuar asnjë kërkesë e gastronomëve. Sigurisht që do të reagojmë. Bizneset janë në frustrim enorm dhe ne nuk jemi duke mundur t’i menaxhojmë sepse janë në gjendje shumë të keqe. Edhe çfarëdo lloj proteste mund të ndodhë përderisa nuk plotësohen kërkesat tona që janë elementare për mbijetesë. Me kalimin e kohës kemi për ta shqyrtuar çdo koncept të protestës që do ta bëjmë”, tha ai.

Ai ka thënë se mbyllja e gastronomisë do të ketë pasoja edhe për bizneset e tjera.

“Futja e Prishtinës në karantinë është e palogjikshme sepse nëse e krahasojmë me qytetet të tjera, atëherë Prishtinën edhe në bazë të testeve që po bëhen, nuk del që  duhet të karantinohet”.

“Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kundër kësaj mbyllje. Gastronomia është një hallk që e fut në funksion edhe shumë biznese të tjera. Ka për të pësuar shumë jo vetëm Gastronomia por edhe furnizuesit. Ne kemi dërguar kërkesat edhe në Ministri të Financave dhe janë të vetëdijshëm për të gjitha kërkesat tona. Po presim derisa të ndërmarrin diçka, ose ose atëherë na mbetet vetëm protesta”, shtoi Zuka.

Të ngjashme