Gastronomët kundërshtojnë masat e reja të Qeverisë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve e ka cilësuar të pakuptimtë mbylljen e bizneseve në fundjavë, bazuar në vendimin e fundit të Qeverisë, në luftën me koronavirusin.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, ka kërkuar mbledhje urgjente të gastronomeve për të diskutuar për veprimet e mëtutjeshme për masat që do të ndërmarrin për të shprehur pakënaqësitë.

“Është e pakuptimtë mbyllja e lokaleve të gastronomisë në Kosovë, përderisa kufijtë shtetërorë mbesin të hapur, sepse popullata po lëviz drejt shteteve fqinje dhe kjo nuk është zgjedhje adekuate në këtë situatë. Njëkohësisht mungesa e subvencioneve dhe përkrahja për biznese nga qeveria është shqetësuese dhe rëndon gjendjen ekonomike e financiare të gastronomeve”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Të ngjashme