Gastronomët me aktivitet simbolik protestojnë kundër masave anti-Covid

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, kanë zhvilluar aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë, raporton Ekonomia Online.

Qeveria ka miratuar dje masat e reja të mbrojtjes nga pandemia ku ndalohet veprimtaria disa subjekteve afariste dhe bizneseve.

Sipas këtij vendimi, puna gjatë kësaj fundjave u lejohet vetëm: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

Kurse do të vazhdojnë edhe shërbimet edhe institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

Të ngjashme