Gastronomët ndihmojnë 150 familje në nevojë për nder të Fitër Bajramit

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 12:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për familje në nevojë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, tha se do të ndihmojnë 150 familje në gjithë Kosovën.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës bashkë me anëtarët e saj me rastin e Fitër Bajramit ka vendosur të shpërndajë pako ushqimore, duke ndihmuar 150 familje në nevojë”.

“Sadopak mjafton fakti për të gëzuar një familje të një vëllai ose motre. Ua uroj festën të gjithëve”.

“Deri tash kemi marrë lista prej ‘Bereqetit’ dhe 150 familje do t’i ndihmojmë në gjithë Kosovën”.

Arian Vranica, nga kjo shoqatë tha se kanë vendosur që të solidarizohen me këto familje për festën e Fitër Bajramit.

“Në bazë të bashkëpunimit me shoqatën ‘Bereqeti’ i kemi gjetur ato familje të cilat janë në varfëri ekstreme në mënyrë që t’i solidarizohemi me ta për të pritur Bajramin me ta”.

Të ngjashme