Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse Kosova mbyllet për herë të dytë

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar ashpërsim të masave nëse rastet me Covid-19 vazhdojnë të jenë në rritje.

Në kundërshtim me një mbyllje të dytë të vendit ,është sektori i gastronomisë.

Veton Zuka, nënkryetar i Gastronomëve të Kosovës, ka thënë se nëse merren masa të reja kufizuese, do të ketë protesta dhe kundërshtime.

“Nuk janë të drejta sepse çdo sulm për mbyllje është bërë për gastronomët dhe është pretenduar se gastronomia po e bën përhapjen, por kronologjia ka treguar se gastronomia nuk e ka bërë në asnjë moment përhapjen por e ka bërë fushata, sepse po shihen numrat. Dëmi do të ishe shumë i madh nëse mbyllet edhe njëherë sepse do të ishte fundit i gastronomisë nëse nuk kompensohet dëmi. Do të pasojnë protesta dhe kundërshtime jo vetëm nga gastronomët por të gjithë hotelierët dhe popullata e thjeshtë sepse kemi shumë kërkesa nga popullata dhe organizatat joqeveritare se nëse ndodhë një kundërshtim. Jo të rekomandimeve të Institutit por këtyre masave”, ka thënë ai për gazetën Infokus.

Të ngjashme