Gastronomët për masat e reja: Qeveria po bën “hajgare”, protestat opsion

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 13:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gastronomët po i konsiderojnë “hajgare”, masat e marra së fundi nga Qeveria. Sipas tyre edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme të tyre, Qeveria ka marrë vendim që orari i punës deri të jetë deri në ora 21:00, raporton Ekonomia Online.

Labinot Ademi, pronar i “Che Bar”, ka thënë se gastronomia është sektori më i prekur që nga pandemisë.

Tutje, ai tha se ideale do të ishte që orari i orari i punës të zgjatet deri në ora 22:00. Madje, Ai theksoi se do të vazhdojnë me protesta nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Për këto masat e reja prapë e kishin ndarë nëpër zona, ku disa qytete vazhdojnë orarin deri në ora dhjetë ndërsa Prishtina deri në ora nëntë. Ne jemi një kategori që jemi prekur shumë. Sigurisht në anën tjetër nuk jemi për të shkaktuar ndonjë problem shëndetësor, por megjithatë biznes jemi dhe nëse ndërmarrin masa të tilla normal që kemi qef mi arsyetua ato prej anës së qeverisë”.

“Ideale kishte me qenë të zgjatet orari deri në ora dhjetë edhe për Prishtinën. Biznesi nuk fitohet vetëm prej një pronari, por fiton edhe shteti dhe punëtori që punon aty. Shumë punëtorë kanë humbur vendet e punës, por jemi munduar ta luftojmë këtë pandemi. Ka pasur raste që punëtori ka humbur vendet e punës”.

“Ne jemi të vetëdijshëm që nuk mund ta kthejmë gjendjen e mëparshme në këtë kohë, por të paktën deri në ora dhjetë kish me qenë ideale. Ne do të kemi protesta të vazhdueshme nëse nuk përmbushen kërkesat tona. Për të gjithë këto biznese janë shumë pak 3 milionë euro sepse mjafton mbijetesa e saj. Pres qe të fitojë më i miri dhe të kujdeset për biznese”.

Ndërsa, pronari i kafierisë “n’Dhomë”, Erkan Dogani zgjatjen e orarit deri në ora nëntë të mbrëmjes e konsideron “hajgare”, duke shtuar se qytetarët fillojnë të frekuentojnë kafiteritë po në atë kohë.

Sipas tij, secili gastronom minimum ka 5 punëtorë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme, andaj kërkesat e tyre janë që të jetë një shumë më e madhe se 3 milion për gastronominë.

“Deri në ora nëntë nuk janë lehtësuese këto masa sepse njerëzimi fillojnë nga ora tetë të dalin dhe është absurde me këto masa sepse vetëm Prishtina po hynë në zonën e kuqe. Ne nuk kemi larguar asnjë punëtorë, por jemi munduar të mbahemi me forcat tona”.

“Ne e kemi kërkuar dhe shoqata e Gastronomisë zgjatjen e orarit deri në ora 23:00, por nuk i kanë marrë parasysh kërkesat tona dhe po bëjnë ‘hajgare’. Neve na ka dëmtuar shumë. Sepse gjatë ditës po ndodhin grumbullime ndërsa në ora nëntë ka virus”.

“Secili gastronom minimum ka 5 punëtorë dhe nuk ka mjete të mjaftueshme sepse jemi më të dëmtuarit ne. çfarëdo vendimi që të marrë shoqata lidhur me masat ne do ta përkrahim. Po presim nga qeveria e re sepse fjalë ka sa dush veprime pak”, shtoi Dogani.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Me këto masa parashihet zgjatja e orarit të lëvizjes së qytetarëve dhe zgjatja e orarit të punës së gastronomisë.

Me rangimin e ri, pjesë e zonës së kuqe janë edhe Podujeva dhe Mitrovica e Jugut. Komuna të tjera që janë pjesë e zonës më rrezik të lartë të infektimit janë edhe Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.Ndryshime ka pasur edhe në zonën e verdhë. Aktualisht pjesë e kësaj zone janë: Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 23 komuna: Pejë, Kllokot, Ferizaj, Malishevë, Deçan, Kamenicë, Skenderaj, Rahovec, Junik, Gjakovë, Shterpcë, Klinë, Istog, Novobërdë, Prizren, Drenas, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Graçanicë, Mamushë, Partesh dhe Ranillugë.

Ndryshe, me masat e reja, operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.Për komunat që gjenden në zonën me rrezik të mesëm do të zgjatet orari i punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 05:00 deri në orën 22:00.

E në komunat që janë në zonën e gjelbër, operatorët ekonomik do lejohen të punojnë nga ora 05:00-22:00. Në të njëjtën periudhë lejohen të punojnë edhe qendrat e tregtare.

Lexo më shumë:

Të ngjashme