Gati 500 punëtorë të RTK-së me paga 1000-1500 euro

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Mbi 51 për qind e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës kanë paga prej 1000 deri në 1500 euro, sipas një publikimi të Institutit GAP, bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas publikimit, në vitin 2021 paga në RTK kanë marrë rreth 900 persona si punëtorë të qëndrueshëm. Ndërkaq numri i të punësuarve në dhjetor ishte rreth 990.

Të dhënat tregojnë se 28 për qind e të punësuarve marrin pagë prej 1200 deri 1500 euro, ndërkaq mbi 23 për qind janë në grupin e pagave prej 1000 deri 1200 euro.

18 për qind e të punësuarve në radiotelevizionin publik marrin pagë prej 750 deri 1000 euro. 17 për qind e të punësuarve marrin pagë prej 1500 deri 1800 euro.

Gati 9 për qind të të punësuarve në RTK kanë pagë mbi 1500 euro.

Të ngjashme