Gati një orë pritje për në dalje të Kosovës

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Kolonat dhe pritjet e gjata janë shtuar në dalje të Kosovës në kufijtë me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit nëpër pikat kufitare.

Në krahasim me ditët e tjera, vërehet se pritje më të madhe nëpër kufij me Serbinë ka në dalje të Kosovës, shkruan laji.net.

Pritja më e madhe për në dalje të Kosovës është në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku kolona është deri në 250 metra kurse pritja është 40 minuta.

Po ashtu edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje-dalje të Kosovës janë të njëjta. Qytetarët te Dheu i Bardhë janë duke pritur maksimum 25 minuta.

Ndërkaq në pikat e tjera kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës nuk ka kolonë ndërkaq pritja maksimalisht është 15 minuta. /Lajmi.net/

Të ngjashme