Gazeta boshnjake: “Vucici kurrë s’ka marrë këso shuplake…”

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

“Vucici nuk mba mend këso shuplake: Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vetëm Rusia e Kina ishin në anën e Serbisë”.

Me këtë titull gazeta e Bosnjë-Hercegovinës “Slobodna Bosna” (Bosna e Lirë), përcjell raportin nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe debarin e zhvilluar atje.

Titulli tjetër është po në këtë frymë, “Vucic vajton në Këshillin e Sigurimit: E pastaj ka pasuar një dush i ftohtë”.
Me “dush të ftohtë” gazeta mendon në fjalët e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë se argument për të mbrojtur qëndrimet e tija ka pasur mendimin e Gjykatës së Drejtësisë në Hagë se deklarata për pavarësinë e Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, e cila është miratuar me kërkesën e Vuk Jeremicit.

“Këtë e ka karkuar Serbia, këtë e ka kërkuar Vuk Jeremic. Në bazë të kësaj kemi të drejtë për ushtrinë”, citon gazeta Hashim Thaçin.

Të ngjashme