Gazeta kroate: Serbia trashëgoi fshehurazi tokë në Tiranë nga Jugosllavia

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Dy vendbanime në Londër, një vilë në qytetin shqiptar të Durrësit dhe tokë në Tiranë shkruan gazeta kroate Veçernji se i takonin ish-Jugosllavisë – e të cilat Serbia i fshehu nga shtetet e tjera që e përbënin atë.

Në bazë të marrëveshjes së trashëgimisë, të gjitha pasuritë e paluajtshme jashtë vendit duhet të ndaheshin mes shteteve që e përbënin Jugosllavinë – por të lartpërmendurat ishin lënë jashtë listës dhe Kroacia e mori vesh përmes kanaleve të saj fare vonë se ato ekzistonin.

Kroacia ka ngritur një proces gjyqësor dhe ka arritur të ndalojë shitjen e apartamenteve në Londër.

Veçernji shkruan se Serbia nuk po tregohet bashkëpunuese as në çështjen e parave në banka jashtë vendit, përcjell Periskopi.

Kur Jugosllavia u shpërbë i kishte 645 milionë dollarë amerikanë në banka të huaja, nga të cilat Kroacia i mori 148.65 milionë.

Deri tash, Kroacia ka marrë mbi 20 prona që i përkasin asaj në bazë të marrëveshjes për trashëgiminë, përfshirë rezidenca në Madrid, Helsinki, Madagaskar, dhe ambasadat në Stokholm, Paris dhe Vjenë.

Së fundi, Kroacia ka zbuluar se Serbia ishte duke i përdorur dy apartamente në Londër – e të cilat nuk kishin qenë fare në regjistra.

Pronat në Shqipëri janë në proces të shkombëtarizimit. Kroacia thotë se ka prova të Serbia nuk e ka përfshirë në listën e pronave tokën në Tiranë dhe vilën në Durrës përmes kanaleve diplomatike në Shqipëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme