Gazeta më e madhe austriake: Kosova, shteti i parë në Europë me reduktime të rrymës

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Lajmi për problemin e reduktimeve të rrymës që ka kapluar tërë Kosovën tash e disa javë ka mbërritur edhe në Austri. “Vendi i parë në Evropë ku ndalen dritat”, titullohet artikulli i gazetës më të madhe Austriake “Die Presse” dedikuar situatës aktuale me rrymë në Kosovë.

“Kosova nuk mund të mbulojë më nevojat e saj energjetike dhe për këtë arsye e ndërpret rrymën për dy orë tri herë në ditë”, shkruan Die Presse.

Në një komunikim përmes telefonit me një qytetar nga Kosova, i njëjti i ka thënë gazetës austriake se “po, rryma vazhdon të fiket çdo gjashtë orë”.

“Kam frikë se situata do të përkeqësohet. Kjo sepse lufta e Rusisë në Ukrainë do të zgjasë shumë”, i ka thënë Luani, babai i dy fëmijëve, gazetës austriake.

“Kosova, një shtet me 1,8 milion banorë, ballafaqohet me ndërprerje të rrymës qysh prej gjysmës së gushtit,” shkruan tutje Die Presse. “Vetëm spitalet dhe disa kompani kanë energji elektrike. Të gjithë të tjerëve u ndalet rryma nga dy orë, tri herë në ditë”.

Gazeta austriake ka komentuar edhe menaxhimin e situatës nga Kryeministri Albin Kurti, ku vëmendje i është kushtuar faktit se partitë opozitare po e akuzojnë Kurtin për keq-qeverisje.

Të ngjashme