Gazetarët fitojnë çmime nga PCi për storiet për bashkëjetesën multietnike

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Peaceful Change initiative (PCi) ka ndarë Çmimin për Medie, i cili vlerëson punën e gazetarëve që kanë kontribuar në publikimin e storieve për bashkëjetesën multietnike në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ian Bancroft nga iniciativa e ndryshimit paqësore tha se kjo iniciativë është projekti më i madh paqësorë mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ideja e kësaj ngjarje është të kremtojnë për storjen e bashkëjetesës multietnieke. Ai ka ftuar gazetarët që të vazhdojnë me storie të tilla.

“Duke zvogëluar përmbajtjen sa i përket stereotipave ne jo vetëm që i trajtomë marrëdhëniet në bashkëjetesën multietnike por edhe i inkuadrojmë mediat të merren me këtë çështje. Të gjitha përfituesit e çmimeve këtu sot dhe ata në Beograd meritojnë që puna e tyre të paraqitet dhe të tregohet”, tha ai.

Cmimin e parë e ka fituar gazetari  Fitim Gashi i cili në shkrimin e tij ka pasqyruar se si jeton komuniteti pakicë në Kosovë..

Me artikullin “Të pastrehët e pandemisë”, gazetari i “KOHËS”, Fitim Gashi, ka marrë çmimin e parë për publikimin e storieve për bashkëjetesën multietnike në Kosovë.

Pasi mori këtë çmim, Gashi u shpreh se ndihet i nderuar “për çmimin nga iniciativa që për mision ka paqen afatgjate dhe shmangien e konflikteve”.

“Siç e shpërfaq edhe storia që sot u shpërblye, një kategori e shoqërisë kosovare vazhdon të ballafaqohet me problemet bazike, siç është mungesa e strehimit, kushtet e rënda socio-ekonomike dhe pamundësia për integrim në shoqëri. Si gazetar e medium jemi munduar ta japim kontributin tonë për sensibilizimin e vendimmarrësve që kjo kategori e shoqërisë ta ketë vëmendjen dhe trajtimin e duhur. Prandaj ky çmim është motivim shtesë për punë të mëtejme. Edhe një herë faleminderit”, ka thënë në fjalimin e tij Gashi.

Serbese Haxhijaj është fituesja e dytë e cmimit, cmim ky i cili ka të bëjë më politikën dhe realitetin në Kosovë, personazhi u storjes është Vlladica Dicic.

Ndërsa gazetarja e “Klan Kosovës”, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka marrë çmimin e parë për kategorinë audio-vizuele.

Kronika e parë fituese është ”Heshtja që vrau”, e cila përfshinte trajtimin e një teme të një fëmije që u abuzua seksualisht.

Juria mes tjerash e inkurajoi gazetaren Ardiana Thaçi-Mehmeti, që të merret me temat si kjo.

Të ngjashme