Gazetarët kosovarë dhe serbë kanë një kërkesë të përbashkët

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 15:07 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS) kanë reaguar lidhur me mospjesëmarrjen e institucioneve të drejtësisë kosovare në konferencën regjionale për sigurinë e gazetarëve që u mbajt dje në Prishtinë.

Këto dy asociacione konsiderojnë se shumica e rasteve të vrasjeve të gazetarëve tashmë janë mbyllur, andaj ftojnë të gjitha institucionet përkatëse që të mos ndërprenë hetimet derisa të gjitha këto raste të zgjidhën.

Reagimi i plotë i AGK-së dhe UNS-së:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS) bashkërisht dëshirojmë që të shprehim zhgënjimin tonë për institucionet e drejtësisë në Kosovë për mospjesëmarrje në konferencën regjionale për sigurinë e gazetarëve që u mbajt dje në Prishtinë. Siç është theksuar tashmë në shumë raporte dhe tryeza, institucionet e drejtësisë luajnë një rol kyç në përmirësimin e kësaj situate në Kosovë. Fakti se shumica e rasteve të vrasjeve të gazetarëve tashmë janë mbyllur, siç u shpjegua gjatë konferencës nga Shefja e EULEX në Kosovë, është skajshmërisht shqetësues për ne. Megjithatë, ne i ftojmë të gjitha institucionet përkatëse që të mos ndërprenë hetimet derisa të gjitha këto raste të zgjedhën – pasi se kurrë nuk është vonë për drejtësi. Ne përkushtohemi që të punojmë bashkë dhe të kemi nisma të përbashkëta në kërkimin tonë për drejtësi dhe procedim më efektiv të të gjitha rasteve eventuale që ndërlidhen me gazetarët në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme