Gazetaret ukrainase shënojnë 31-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës, falënderojnë Kosovën për përkrahjen

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në nder të shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, kanë mbajtur një aksion simbolik, me qëllim nderimi për popullin ukrainas si dhe për rezistencën e treguar në më shumë se 80 ditë për të mbrojtur qytetin e Mariupolit, raporton Ekonomia Online.

Gazetaret kanë mbajtur në duar pankarta si dhe kanë bërë thirrje për ndaljen e Putinit dhe luftës në territoret e Ukrainës.

Daria Mishirikova, një ndër këto gazetare, ka thënë se janë shumë mirënjohëse për mundësinë e strehimit që Kosova u ka ofruar, sepse kjo u lejon që të raportojnë lirshëm për luftën në Ukrainë.

“I jemi shumë mirënjohëse Kosovës për këtë mundësi sepse nga këtu ne mund të raportojmë lirshëm për luftën dhe ta informojmë botën se ç’po ndodhë”.

“Sigurisht qe na mungon shumë vendi ynë dhe çdo ditë presim që të marrim lajmin se ka përfunduar lufta”.

Tutje, ajo ka thënë se Kosova është një urë lidhëse mes tyre dhe Ballkanit, regjion i cili, sipas saj, është i involvuar nga propaganda ruse.

“Ne e dimë se përmes Kosovës mund ta influencojmë sadopak edhe Ballkanin, i cili është shumë i involvuar nga propaganda ruse”.

Ndërsa, një ndër mesazhet e shkruara që këto gazetare kanë mbajtur ka qenë  Azov e ka shpëtuar Evropën nga terrorizmi rus, Evropa duhet ta shpëtojë tani atë”.

Gazetaret ukrainase gjithashtu kanë bërë thirrje për ndalimin e luftës dhe Rusisë.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme