Gazetari kroat: Haradinaj është hero

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 08:58 | Nga

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.

Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero.

Postimi i plotë i Bujanec:

“Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!

Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrimë bashkë dhe t’i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë ngritur “akuza” të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë”, ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.

Haradinaj është duke u mbajtur në një qendër të paraburgimit në qytetin Colmar të Francës.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij do të kërkojë ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Siç ka njoftuar dje Ministria serbe e Drejtësisë, shteti serb nuk ka bërë ende kërkesë për ekstradim, mirëpo një gjë të tillë pritet ta bëjë gjatë fillimit të javës së ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme