Gazetari rrëfen si u sulmua në syfyr nga një qen endacak

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Kushtrim Reshitaj ka rrëfyer në profilin e tij në Facebook se si është sulmuar nga një qen endacak në syfyr, kur kishte dalë për ta marrë bukën.

Reshitaj thotë se qeni ia ka shqyer edhe pantallonat.

Ai shprehet se qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve.

“Nëse një ditë një fëmijë ka me pësu me jetë si shkak i kësaj katrahure endacakësh që e ka pushtu Prishtinën, atëherë krejt ju neglizhuesit kompetent, një nga një duhet me përfundu në burg, mos harroni. Për budallaki* e mosaftësi, 24 orë në ditë qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve. Kjo s’është normale bre, mos me guxu njeriu me ec lirshëm lagjeve”, shprehet ai ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Sonte përderisa dola me marr bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenëve endacak që rrijnë vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj.

Në fakt ky që sot m’u vërsul dhe më shqeu pantollonat, më shumë i ngjan arushës se sa një qeni të zakonshëm, aq i madh dhe i frikshëm është.

Unë disi edhe ia dola pa ndonjë pasojë në trup, por parmendo se çka mund t’i bëj ndonjë fëmije nëse në këtë formë i vërsulet.

Në fakt e kanë pësuar goxha fëmijë e të rritur në kryeqytet, derisa zgjidhje s’ka ende kurrëfare.

Nëse një ditë një fëmijë ka me pësu me jetë si shkak i kësaj katrahure endacakësh që e ka pushtu Prishtinën, atëherë krejt ju neglizhuesit kompetent, një nga një duhet me përfundu në burg, mos harroni.

Për budallaki* e mosaftësi, 24 orë në ditë qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve.

Kjo s’është normale bre, mos me guxu njeriu me ec lirshëm lagjeve.

*krejt ju dashamirë të tyre, organizata e aktivista, merrni nëpër dhomat e juaja nëse aq shumë po ju dhimbsen, bile shpesh më shumë se jeta e njeriut.

Unë prej nesër me stupc kam m’u shoqëru ka do që eci, e le t’ndodh prap si sonte, e di pastaj qysh reagoj.

Të ngjashme