Gazetari Thaçi nga Prizreni: “Totaj kishte dy koalicione të fuqishme, u përkrahë edhe nga LDK-ja”

Prishtinë | 16 Nën 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Gazetari nga Prizreni, Qazim Thaçi, e ka komentuar procesin e zgjedhjeve të balotazhit në komunën e Prizrenit, duke thënë se arsyeja e humbjes së Mytaher Haskukës mund të jetë fakti që nuk ka pasur një koordinim brenda subjektit të tij politik, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se ka pasur dilema lidhur me çështjen e emërtimit se kush të ishte bartës i listës për kryetar komune.

“Të dy kandidatët që garuan për kryetar komune patën koalicione të shumta, ndërsa në raundin e dytë Shaqir Totaj mori më shumë vota. Ai kishte dy koalicione të fuqishme, me Zafir Berishën dhe Lulzim Kabashin, ato u mobilizuan pro Totajt dhe koalicionit. Ishe e befasishme fitorja e tij se në raundin e parë kishte shumë më pak vota dhe më pas doli para Haskukës. Por është fuqizuar elektorati i PDK-së”.

“Në Has Totaj ka pasur vota edhe nga LDK-ja, por edhe në ZHUR e vende tjera dhe ka mundësi edhe brenda qytetit, sepse ka pasur rast p.sh. në Lagjen e Trimave ku kryetari i një nëndege të LDK-së në mënyrë publike e ka shprehur vullnetin se do ta përkrahe Totajn. Mund të konstatohet se ka pasur një përkrahje në heshtje por jo të plotë nga LDK-ja, por një numër i tyre gjithsesi se po”, deklaroi Thaçi për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Të ngjashme