Gazmend Muhaxheri kërcënohet nga dy persona

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri është kërcënuar nga dy persona dy ditë më parë përmes Facebook-ut.

Nga dy profile të ndryshme, përmes mesazheve në Facebook dy persona kanë kërcënuar Muhaxherin dhe familjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se kreu i Pejës është kërcënuar me datë 14 nëntor.

“Po është kërcënuar me datë 14 nëntor përmes rrjeteve sociale. Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonal”, ka thënë Gashi.

I njëjti shton se tashmë janë verifikuar dy profile nga ku janë dërguar mesazhet kërcënuese. Deri më tani policia nuk e ka ndaluar asnjë person të dyshuar.

“Dy profile janë duke i verifikuar pasi kanë dërguar dy mesazhe, rastin e ka raportuar dje. Nuk është ndalur ende asnjë person”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme