Gazmend Muhaxheri nënshkruan peticionin e PSD-së për faljen e gjobave

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate (PSD), ka vazhduar mbledhjen e nënshkrimeve për faljen e gjobave të pandemisë.

Gjatë ditës së sotme, PSD gjendet në qytetin e Pejës, ku qytetarët pejanë, janë duke nënshkruar peticionin për faljen e gjobave të pandemisë.

Këtë peticion e ka nënshkruar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në fotografitë e siguruara nga Blic, shihet Muhaxheri, teksa nënshkruan peticionin.

Ky peticion do të nënshkruhet nga qytetarët në pothuajse të gjitha komunat e vendit.

Pas mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme, ai do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të mundësohet falja e gjobave të pandemisë.

Ekipi i Partisë Socialdemokrate, është duke lëvizur nëpër qytetet e Kosovës, në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë nënshkrimin e këtij peticioni.

Të ngjashme