Gecaj takon përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë në Hungari

Prishtinë | 07 Mar 2017 | 15:23 | Nga

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, ka takuar në Budapesht Andreás Klein, udhëheqës i departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, si dhe Levente Benkó, Drejtor Politik në të njëjtën ministri, i shoqëruar gjithashtu në këto dy takime edhe nga ambasadorja e Kosovës në Hungari,  Luljeta Vuniqi dhe zëvendësambasadori Asdren Gashi.

Takimet ishin të karakterit punues, informativ dhe praktik me qëllim të thellimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve tanimë të mira dhe miqësore në mes dy shteteve tona.

Gecaj informoi bashkëbiseduesit me rrjedhat politike dhe institucionale në Kosovë, por edhe me problemet, sfidat dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të përkrahjes hungareze në proceset shumë të rëndësishme të avancimeve tona shtete-formuese. Të dy bashkëbiseduesit i premtuan Gecajt se Hungaria, ashtu si edhe deri më tani, do të qëndroi e pa luhatur pranë Kosovës në rrugën tonë drejt integrimeve euroatlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme