Gecaj, Vuçiqit mos luani me dy fytyra

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 11:13 | Nga

Zevendesministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq. Gecaj ka thënë se konfliktet në territoret e ish-Jugosllavisë e dinë e gjithë bota se kush i ka iniciuar dhe se nuk normalizohen raportet Kosovë-Serbi me ngritje muresh e hyrje ilegale me tren.

“Mos luani me dy kute apo me dy fytyra, sepse pastaj shndërroheni në dyfytyrësh të cilëve nuk u beson askush”- është shprehur Gecaj.

Ja postimi i plotë:

“MOS LUANI ME DY KUTE z. VUÇIQ

Për shkak të pengimit institucional të ardhjes së një treni ilegal, Kryeministri Vuçiq paska përmend mundësinë e “nisjes së një konflikti, i cili do të ishte i përmasave të mëdha”. Konfliktet në territoret e ish-Jugosllavisë dihet kush i ka provokuar dhe iniciuar zotëri Vuciq; nuk e dimë veç ne, por e din edhe e tërë bota demokratike e cila ishte e detyruar të përdorte edhe masat nga më të ashprat të ndëshkimit ndaj shtetit të Serbisë, duke përfunduar edhe me bombardimet e NATO-s kundër shtetit të udhëhequr atëherë nga kasapi i Ballkanit. Nuk ecet drejt integrimeve evropiane me mendësinë e së kaluarës dhe me provokime të përditshme zotëri Vuciq; nuk normalizohen marrëdhëniet në mes dy shteteve tona me ngritje muresh, tentim infliltrimi të trenave ilegal, “futja e hundës” në çështjet tona të brendshme, e tjera e tjera provokime. Mos luani me dy kute apo me dy fytyra, sepse pastaj shndërroheni në dyfytyrësh të cilëve nuk u beson askush. Normalizimi i marrëdhënieve kërkon një qasje të re dhe një mendësi evropiane madje edhe nga ju”- ka shkruar Gecaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme