Geci: Projekti i Zaha Hadid, më i duhuri për xhaminë në Prishtinë

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 18:56 | Nga

Projekti i arkitektes së njohur botërore, Zaha Hadid, realizuar për ndërtimin e objektit të xhamisë në Prishtinë, po konsiderohet më i duhuri për Kosovën pasi sipas arkitektit kosovar Visar Geci, ndihmon edhe më shumë në njohjen e të tjerëve të shtetit të Kosovës.

Geci po ashtu tha se objektet madhore sic janë xhamitë, teatrot, kishat, assesi nuk duhet ndërtuar në vende pranë objekteve tjera krahasuese, transmeton Klan Kosova.

Kjo pasi sipas Gecit, saktësisht kur bëhet fjalë për xhaminë, do mund t’i humbej e gjithë madhështia nëse ndërtohet pranë ndonjë objekti tjetër të njohur.

”Projekti që e ka fituar për mua është jo i duhuri. Nëse zgjedhet projekti i Zaha Hadid do të ishte tipike për vendin”.

”Xhamia këtu nuk e ka vendin në këtë lagje. Nëse objektet madhështore e kanë një objekt tjetër krahasues ato mbetin kërkund hiq”.

”Nëse objekti ndërtohet nga Zaha Hadid do ta bënte shtetin më të njohur për botën. Xhamitë nuk po vizitohen nga besimtarët”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme