Gent Cakaj kujton fillimin e luftës në Kosovë

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka kujtuar fillimin e luftës në Kosovë, atëherë kur ai ishte vetëm 8 vjeçar.

Ai tha se edhe pse i ri në moshë, përjetimet i ka të forta edhe sot.

Cakaj tregon se mban mend shumë gjëra, sa që është e pamundur të rrëfehen të gjitha ato.

“Tepër i ri në moshë në kohën e fillimit të luftës në Kosovë, vetëm 8 vjeç, përjetimet i kam të forta edhe sot. Mbaj mend shumë gjëra, e pamundur të diskutohen dhe të rrëfehen të gjitha ato.

Bomba e parë që ra mbi kazermën e forcave serbe në Prishtinë.

Mbaj mend një plagë të madhe që mori trajtën e këpurdhës, dhe përjetova një ndjesi tepër të quditshme, një përzierje të frikës nga fillimi i luftës por edhe entuzizmit nga ndërhyrja e NATO-s që solli shpresë.

Mbaj mend natyrisht netët e gjata në kufi si refugjat, ndarjen e familjës, ditët plot mërzi në një fshat të tashmë Maqedonisë së Veriut, afër Strugës që quhet Kalishtë.

Unë kam qenë refugjat atje së bashku me motrat dhe nënën, ndërsa babai kishte mbetur në Prishtinë, dhe kujtoj ato ditë plot mërzi ku më tepër u vërejt mungesa e babait sesa prania e anëtarëve tjerë të familjes, dhe padyshim vlen të theksohet se kujtoj edhe rikthimin në kufi me Kosovë, ku u bë ballafaqimi i parë më trupat amerikane, ushtarët trupmëdhenj të SHBA-ve e të armatosur deri në dhëmbë që realisht nuk na e dhanë vetëm ndjesinë e çlirimit por edhe të sigurisë dhe të kujdesit”, u shpreh Cakaj në News24.

Të ngjashme