George H.W Bush nderohet në Kosovë

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 11:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Figura dhe vepra e ish presidentit të ShBA-së, George H.W Bush është nderuar edhe në Kosovë.

Në përkujtim të vdekjes së tij,  në Prishtinë u mbajt një aktivitet nga shoqata “Miqtë e Amerikës”, raporton Ekonomia Online.

Ata ngritën flamurin amerikan në gjysmë shtizë para bustit të Bill Clinton.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës” tha se gjatë kësaj jave do ketë edhe shumë aktivitete të tjera. Sipas tij, në zyret e shoqatës “Miqtë e Amerikës” do mbahet edhe një libër zie.

“Kemi parapa me rastin e vdekjes së një miku të madh i cili ka parapa që në Kosovë mos të ndodhin shumë Serbrenica, sot ulim në gjysmështize flamurin amerikan në përkujtim të tij”, tha Rexhepi.

Rexhepi tregon se si shoqatë kishin planifikuar edhe një dhuratë për ish presidentin Bush.

“Përveç aksioneve të ditës së sotme, para se të merrej lajmi për vdekjen e ish presidentit George Bush 1, shoqata “Miqtë e Amerikës, kishte paraparë që ish presidentit të ia dërgojmë një palë veshje tradicionale por qe e gjithë kjo nuk u arrit pasi që lajmi për vdekjen e ish presidentit George Bush 1 erdhi papritmas”, shtoi Rexhepi, raporton EO.

Sipas Miqve të Amerikës, Bush ka qenë një tip karizmatik si dhe ka ndikuar edhe tek djali i tij për shtetin e Kosovës.

“Me këtë aksion simbolik kemi dashtë edhe të u tregojnë institucioneve të Amerikës se ne jemi falënderues ndaj tyre për të gjithë atë që kanë bërë për ne”, tha Rexhepi.

Të ngjashme