Gjetaj: Gërmimet e sotme lidhen me rivitalizimin e urës

Mitrovicë | 16 Shk 2017 | 14:02 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dyshimet për një varrezë masive në veri të Mitrovicës qëndrojnë që nga viti 2010. Pas marrjes së kësaj informate gërmimet për të verifikuar një informatë të tillë asnjëherë nuk kishin filluar dhe kjo për një arsye të paqëndrueshme.

Kështu ka thënë kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj. Sipas tij ka pasur shumë zhagitje të këtij procesi që kanë lënë të pa verifikuar këtë informacion.

Ai tha se gërmimet e sotshme lidhen direkt me rivitalizimin e urës.

“Sot jemi në vendin ku supozohet se është një varrezë masive, në vendin e quajtur xhamia e Ibrit. Duhet të bëhet verifikimi dhe asgjë nuk mund të thuhet para se të bëhet ky verifikimi. Normalisht se për këtë lokacion është punuar shumë kohë dhe për arsye të paqëndrueshme është zhegitur deri më tani sepse ne kemi urdhëresë gjyqësore prej vitit 2010. Mirëpo derisa lidhet me rivitalizimin e urës ky lokacion duhet të verifikohet. Këtu kemi autoritetet lokale, këtu është kryetari i Komunës, familjarë, përfaqësues të shoqatave të personave të zhdukur, përfaqësuesin e Bashkësisë Islame, pra këtu po kërkohet mbetje mortore njerëzore si pasojë e viktimave të luftës”ka thënë Gjetaj.

Gërmimet në Mitrovicë nuk sjellin rezultat

Gërmimet për varrezë masive në veri të Mitrovicës deri tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat, kjo pasi në kanalin që ishte hapur sot afër xhamisë nuk është gjetur asgjë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Ekonomia Online se do të vazhdohet me hapjen e një kanali tjetër ku mendohet se mund të jenë varrosur trupat e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se me ndryshimin e temperaturave veç kanë filluar përgatitjet për kërkime të varrezave masive.

Sipas tij, pista tjetër pas Mitrovicës së Veriut do të jetë vazhdimi i gërmimeve në Kizhevak të Serbisë.

Gërmimet për varrezë masive në veri të Mitrovicës kanë ardhur si rezultat i informatave që kanë dhënë dëshmitar që jetojnë afër këtij lokacioni.

Kujtojmë që gërmimet në Kizhevak patën filluar dy vite më parë, por që pala serbe vazhdimisht i ka ndërprerë këto punime.

Përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, vazhdimisht kanë akuzuar shtetin e Serbisë për mosdhënien e informatave për varreza masive, për këtë ata kanë kërkuar që çështja e personave të zhdukur të ngritët në bisedimet në Bruksel në mënyrë që ti bëhet presion Serbisë që të jap informacione të sakta për varrezat masive.

Të ngjashme