Gërmimet për trupa të pagjetur në Rashkë mund të zgjasin disa javë

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 15:54 | Nga
Që nga viti 2015 gërmimet në Rashkë të Serbisë për trupa të pagjetur janë ndërprerë katër herë. Sot, këto gërmime kanë filluar për herën e pestë, gjegjësisht në varrezat masive në Kizhavec.
Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, thotë se këto gërmime mund të zgjasin me javë.

Kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë për Gazetën Express se këto gërmime që rifilluan sot (e martë, 18 prill), mund të zgjasin me javë të tëra.

“Gërmimet mund të zgjasin me javë, varësisht nga tempo dhe kapaciteti”, ka thënë Gjetaj derisa ka konfirmuar se ekipet tashmë kanë filluar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve në Rashkë.

Ai ka shtuar se nga katër gërmimet e kaluara të punimeve, në atë zonë nuk ka pasur gjetje të trupave që nga viti 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme