Gërmimet u penguan nga ndërrimi i shpeshtë i qeverive, Gërxhaliu ankohet për mungesë të buxhetit

Prishtinë | 06 Shk 2021 | 08:00 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në muajin mars do të rifillojnë gërmimet në lokacionet aktuale, por edhe në disa vende të identifikuar së fundi.

Ai ka bërë të ditur se në një shpellë në regjionin e Hasit, dyshohet për mbetje mortore të tre personave, përfshirë edhe një fëmijë.

“Ne jemi të lidhur me kushtet atmosferike dhe sipas asaj që po shikojmë kushtet dhe përmirësimi i tyre tregon që në mars do të jetë koha e mirë dhe shpresojë që menjëherë pas përmasimit të kushteve atmosferike do të shkojmë në Kizhevak dhe ta përfundojmë punën të cilën e kemi lënë në gjysmë. Pas Kizhevakut e kemi edhe Shtavanin afër Sitnicës, gjithashtu Minierën e Thëngjillit, në ndërkohë kanë arritur para 2 javëve pjesë kockore nga një shpellë në regjionin e Hasit, ku bëhet fjalë për minimum tre persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë dhe sipas informatave të policisë ka shumë pjesë kockore në atë shpellë e cila është diku 40 metra thellësi”.

Sipas Gërxhaliut, ndërrimi i shumë i shpeshtë i Qeverive iu ka paraqitur problem për këtë cështje kanë mbetur mbrapa.

Madje ai thotë se edhe ndërrimi përbërjes së komisioneve qeveritare, u ka bërë që ta nisin punën prej fillimi, duke sqaruar se vetëm ai është pjesë e këtij procesi që nga viti 1999.

“Veç po e bëj një krahasim, unë jam i vetmi inventar i komisionit nga viti 1999, për shkak të presionit që kam, për këto 21 vite dhjetë persona janë ndërruar në komisionin qeveritar dhe në grupin punues e dialogues, kurse pala serbe nuk është ndërruar asnjëherë, edhe atje janë ndërruar partitë e politikat, por për shkak se kjo punë është e lidhur me të kaluarën normal që janë një hap shumë më të madh sepse sa herë kemi ndërrimin e kryetarëve të komisioneve dhe grupit punues ne jemi gjithmonë të dobët se fillohet diçka prej fillimit, harxhohet energji për ta sugjeruar normal që ata kanë rolin politik”.

Gërxhaliu përmendi edhe shkurtim të buxhetit dhe mungesë të kushteve të duhura për të punuar.

 “Pra nuk është e lehtë aq më tepër që duhet të punohet me një makineri të rëndë fillimisht, pastaj të kalohet në vegla të dorës, por një problem në veçanti paraqet shkurtesat buxhetore të cilat na kanë arritur tani nga ministria e Financave, në mënyrë lineare një shkurtesë mos të them 50%, ne edhe ashtu mezi kemi gjallëruar do të thotë me ato buxhetet e parapara, sepse brenda përbrenda një institucioni, komisioni qeveritar nuk mundet me i kryer obligimet e institutit mjekësisë ligjore, por në fakt ne punojmë edhe për komisionin qeveritar dhe thjesht ky shkurtim buxhetor le të mbetet në ndërgjgjien e atyre që e kanë shkurtuar, në momentin kur ne të jemi pa mjete, ne do ta ndërpremë punën”.

Ai tregon që staf kanë mjaftueshëm, por që sipas tij, momentin që marrin rast të tilla në disa vende të gërmimeve, atëherë grupi duhet të shtohet, raporton EO.

“Kemi staf, ne e dimë që faktikisht tash kemi edhe dy antropologë, njëri veç ka specializuar në Angli, mos të them pas 21 viteve me ndihmën e projektit IPA2, tash duhet ta dërgojmë edhe antropologun tjetër për specializim, edhe kolegët tjerë të mjekësisë ligjore sepse i shoqërojmë bashkërisht antropologët për të mos i lënë vetëm, sepse nuk është  e lehtë të shkohet në Serbi dhe të qëndrosh atje nga tetë ditë në turne dhe pastaj grupi tjetër”.

“Në momentet kur e kemi si rasti konkret grupi duhet të rritet sepse duhet të jemi pak më shumë dhe duhet t’i largojmë me kujdes ato mbetje mortore të cilat veç janë gjetur pas pesë viteve”.

Të ngjashme