GERMIN: Për 6,445 zarfeve me fletëvotime nga jashtë ka pasur shkelje dhe vonesa

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Organizata GERMIN ka publikuar raportin për verifikimin e datave të pranimit të 6,445 zarfeve me fletëvotime nga jashtë të cilat kanë arritur përmes postës pas datës 5 tetor 2019 si afati i fundit i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

GERMIN, vlerëson se procesi i pranimit të zarfeve nga Qendra Tranzite Postare dhe pastaj përcjellja e tyre në Fahun Postar të KQZ-së është përcjellë me vonesa dhe shkelje.

Sipas kësaj organizate ka pasur shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr.2005/4.

“Procesi i pranimit të zarfeve nga Qendra Tranzite Postare dhe pastaj përcjellja e tyre në Fahun Postar të KQZ-së është përcjellë me vonesa dhe shkelje. Në raportin të cilin e kemi hartuar ne pas monitorimit të procesit në Qendrën Tranzite Postare, kemi verëjtur shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr.2005/4 nga Kontrollorët e Zyrës së Shpërndarjes së Postës, të cilët nuk kanë vulosur me vula datare në ardhje asnjë prej 6,455 zarfeve me fletëvotime të cilat supozohen se kanë ardhura pas afatit të fundit të vendosur nga KQZ (05.10.2019). Raportin e përgatitur nga GERMIN mbi verifkimin e 6,455 zarfeve me fletëvotime të ardhura pas afatit ligjor mund ta gjeni KËTU.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme