Gërvalla: Është ndarë nga jeta komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla përmes një postimi në facebook ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Klaus Reinhardt, i cili ishtë komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”.

Ministrja ka shkruar se Gjenerali Klaus Reinhardt ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të pazëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

Tutje Gërvalla ka shkrzar se i jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona.

Postimi i plotë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme