Gërxhaliu: Hamëz Jashari kishte dëmtim të madh në gjoks nga një mjet eksploziv

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Hamëz Jashari ka pasur një dëmtim të madh në gjoks, thotë Arsim Gërxhaliu, i cili i kishte prirë ekipit që u mor me autopsinë e trupave të familjes Jashari.

Gërxhaliu tha në Frontal të T7 se Hamëz Jashari ishte vrarë me mjet eksploziv.

“Hamëz Jashari ka pasë një dëmtim total të kafazit të krahërorit, djegie të brinjëve – pra një dëmtim i madh në gjoks, që bëhet fjalë mjet eksploziv në trupin e tij”, tha ai.

Gërxhaliu foli edhe për gjendjen e trupave tjerë të anëtarëve të familjes Jashari të cilët u vranë gjatë luftimeve të 5, 6 dhe 7 marsit 1998.

“Shumica e trupave kanë qenë të vrarë në luftime nga predhat e armëve të zjarrit, por kanë pasur dëmtime edhe pas vdekjes. Pas ditës së tretë, kur serbët kanë hyrë nëpër shtëpi dhe kur u janë afruar kufomave – si duket ata kanë pasë frikë edhe kur kanë qenë këta të vdekur – kanë hudhur mjete eksplozive, bomba dora, pastaj edhe për së vdekuri kanë shtënë”, tha ai.

Të ngjashme